"Zëri i Amerikës" dhe "Evropa e Lirë" 
nën kërcënimin e klasifikimit 'agjente'

"Zëri i Amerikës" dhe "Evropa e Lirë" <br />nën kërcënimin e klasifikimit 'agjente'<br>
”Zëri i Amerikës” dhe ”Evropa e lirë”,   të financuara nga Kongresi amerikan janë të parat media që rrezikojnë të klasifikohen si ”agjente të huaja” në Rusi sipas një ligji të ri, njoftuan sot autoritetet ruse.

Ministria ruse e Drejtësisë bëri të ditur në një deklaratë se ka informuar me e-mail dy radiot amerikane dhe disa prej projekteve të tyre, kryesisht në Kaukaz, Siberi dhe Krime.

Deputetët rusë miratuan të mërkurën një ligj që mundëson klasifikimin e çdo media ndërkombëtare si “agjente e huaj” me vendim të Ministrisë së Drejtësisë.

Ky tekst është paraqitur si një përgjigje pas regjistrimit në SHBA nën këtë emërtim të stacionit RT, i kontrolluar nga shteti rus, shkruan ATA. Ligji pritet të miratohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit dhe të dekretohet nga Vladimir Putin.

Radioja ”Evropa e lirë” kishte dënuar më parë këtë ligj duke theksuar se po përballej tashmë me kufizime më të mëdha në Rusi se ato të raportuara nga RT në SHBA. Ligji rus u kritikua nga Berlini dhe OJQ-ja ”Amnesty international”. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri