"Zbulohet" cila është gruaja
e liderit të Koresë së Veriut

"Zbulohet" cila është gruaja <br />e liderit të Koresë së Veriut
Statusi civil: I martuar. Misteri i vetëm: askush nuk e di saktësisht me kë. Për herë të parë në mediat e Koresë së Veriut u tha se Kim Jong- un lideri i ri ka një grua.

Njoftimi është bërë të martën në darkë por pa shtuar hollësi të tjera. Sipas të gjitha gjasave kjo është "zonja misterioze" që është parë në krah të udhëheqësit të ri në javët e kaluara në disa raste të ndryshme.

Diktatori i Koresë së Veriut është i martuar. Emri i Zonjës së Parë: Sol Ri-ju. Ajo ka shoqëruar Kim Jong-un në inagurimin e një parku argëtues në Phenian dhe është përshkruar për herë të parë nga televizioni i regjimit si "bashkëshortja Sol Ri-ju".

Megjithatë nuk është e qartë kur do të shfaqen imazhet e ceremonisë. Asgjë nuk dihet rreth vajzës në fjalë, rreth moshës apo origjinës së saj. Nga ana tjetër nuk dihet mosha zyrtare e të riut Kim, thuhet rreth 27-28 vjeç. Sipas mediave të Koresë së Jugut, Ri Sol është 27 vjeçe dhe është e diplomuar. Bëhet fjalë për të njëjtën grua të parë pranë Kim në disa raste gjatë javëve të shkuara.

Muajt e fundit mediat në mbarë botën u përpoqën më kot për të identifikuar atë: për disa ishte motra, për tjerë e fejuara.

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij