VIDEOLAJM/ Qëllohet me shuplakë presidenti Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron është goditur me një shpullë në fytyrë nga qytetarët në një vizitë zyrtare në jugun e Francës. Incidenti ndodhi ndërsa Macron ishte për një vizitë në rajonin e Drome në Francën jug-lindore, ku ai u takua me pronarë restorantes dhe studentë për të folur rreth asaj se si jeta po kthehet në normalitet pas pandemisë.

Në një video që po qarkullon në mediat sociale, Macron, mund të shihet duke ecur drejt një turme dashamirësish që ishin pas një barriere metali. Presidenti francez zgjati dorën për të përshëndetur një burrë, me një bluzë të gjelbër, me syze dhe që mbante një maskë por që reagimi i burrit nuk ka qënë ai që pritej.

Burri mund të dëgjohej duke bërtitur "Poshtë Macronizmi" (à bas la Macronie) dhe më pas ai i dha një shuplakë fytyrës Macron. Rojet e sigurisë e larguan Macron , por presidenti qëndroi në afërsi të turmës për disa sekonda më shumë dhe dukej se po fliste me dikë në anën tjetër të barrierave.

Kryeministri francez Jean Castex tha se incidenti ishte një fyerje për demokracinë. Administrata presidenciale tha se kishte pasur një përpjekje për të goditur Macron, por nuk pranoi të komentonte më tej. Identifikimi i burrit që goditi Macron dhe motivet e tij ishin të paqarta. Ndërsa godiste presidentin, ai mund të dëgjohej duke bërtitur "Montjoie Saint Denis", e cila ishte thirrja e betejës së ushtrive franceze kur vendi ishte ende monarki.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se dy burra janë arrestuar pas incidentit. Të arrestuarit janë dy 28-vjeçarë, ai që qëlloi liderin francez dhe një tjetër që e shoqëronte.

1623158301_1623158078Screenshot2.jpg

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!