Durrës/ Qëlloi për vdekje një person dy vite më parë, arrestohet 46-vjeçari (EMRI)

Durrës/ Qëlloi për vdekje një person dy vite më parë, arrestohet 46-vjeçari (EMRI)

DURRËS- Ilir Haku 46-vjeç nga qyteti i Durrësit ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se në 7 shtator të 2017 qëlloi për vdekje me thikë Afrim Llanën në tregun  industrial të Durrësit.

Llana mbeti fillimisht i plagosur por vdiq pas 5 ditësh nga plagët e marra.

Autori u arrestua fillimisht por u la i lirë pasi dyshohej se vdekja kishte ardhur nga një infarkt. Më pas ekspertiza vërtetoi se viktima humbi jetën për shkak të plagëve të marra nga thika.

Gjykata e Durrësit e ka dënuar Hakun me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 6 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje ".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?