Çmimet e ulëta të frutave e perimeve këtë fundvit janë përkthyer në rritje të shitjeve. Një vrojtim i kryer nga Report TV në një prej tregjeve kryesorë të kryeqytetit arrin në përfundimit se çmimet kanë qenë të ulëta përgjatë gjithë vitit, për të mbetur të tillë edhe gjatë ditëve të festave. Kjo ka favorizuar rritjen e blerjeve, veçanërisht të frutave.

"Për ne tregtarët nuk ka qenë një kohë se kanë qenë çmimet shumë të ulta, blerjet kanë qenë të shumta"
 
"Içik më të lira dhe ka pasur më shumë blerës. Çmimet kanë qenë më të lira"
 
"Absolutisht çmimet janë shumë normal, nuk janë rritur fare çmimet"
 
"Njëlloj kanë qenë çmimet si vitet e tjera, madje më lirë si vitet e tjera"
 
"Çmimet janë shumë të mira, shumë të lira dhe njerëz ka pasur më shumë. Ngaqë janë më lirë ka pasur blerje më shumë sivjet" ,
shprehen disa shitës. 


Qytetarët pohojnë se, falë çmimeve të ulëta, këtë vit po blejnë më shumë se vitet e mëparshme.

"Çmimet janë mirë, nuk janë të shtrenjta. Shumë shumë mirë janë çmimet", shprehen disa qytetarë.

I gjithë viti 2016 u karakterizua nga çmime mjaft të ulëta, me inflacioacionin që mbeti shume pranë zeros gjatë katër muajve të parë të vitit, për të shënuar një rritje të moderuar gjashtëmujorin e dytë. Sipas të dhënave zyrtare, por edhe sipas Bankës Botërore, një situatë çmimesh të ulëta, solli një rritje pozitive të konsumit familjar përgjatë gjithë vitit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com