Qytetarët serbë lirojnë me forcë të
shoqëruarin, Serbia e dënon dhunën

Qytetarët serbë lirojnë me forcë të<br />shoqëruarin, Serbia e dënon dhunën
ZUBIN POTOK - Zyra për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, ka dënuar hyrjen me dhunë, siç thuhet, të qytetarëve në stacionin e policisë së Kosovës në Zubin Potok që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, kur persona të maskuar kanë liruar një person të shoqëruar, Stevan Vuloviq.  
 
Kjo zyrë ka apeluar tek qytetarët të ruajnë qetësinë dhe stabilitetin, të cilat në këto momente janë më se të nevojshme.
 
“Çdo përdorim i dhunës i shkaktuar nga serbët gjithmonë do të shfrytëzohet si arsyetim për sulm kundër popullatës serbe dhe pasurisë së tyre”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga kjo zyrë.
 
Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Stevan Vuloviq, ka thënë mbrëmë në orët e vona para gazetarëve se situata në këtë komunë është relativisht e qetë dhe se qytetarët janë shpërndarë.
 
Burime të Kosovapressit patën raportuar mbrëmë se rreth orës 20:00 në stacionin e Policisë së Kosovës në Zubin Potok, janë futur me dhunë disa qytetarë, duke përfshirë edhe persona të maskuar, dhe kanë arritur ta lirojnë Sllobodan Sovërliq, të cilin e kishte arrestuar dje gjatë ditës Policia e Kosovës.
 
Mësohet se Sovërliq është kapur nga Policia e Kosovës fillimisht për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, ndërsa më vonë është konstatuar se i njëjti ndodhet në listën e të kërkuarve të EULEX-it.
 
Rreth 50 persona kanë bllokuar të mërkurën stacionin e Policisë së Kosovës në Zubin Potok, duke protestuar në këtë mënyrë për arrestimin e bashkëqytetarit të tyre Sllobodan Sovërliq, që ka ndodhur sot nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit