Qytetarët ‘blindohen’ me maska, boshatisën farmacitë! Ministria: Spitalet pa mungesa (VIDEO)

Me afrimin në Italinë fqinje i koronavirusit, masën e parë parandaluese shqiptarët e kanë parë tek maskat mbrojtëse duke shfaqur një panoramë që rrallë ndodh ta shohësh teksa ecën në rrugët e kryeqytetit. Në disa farmaci në Tiranë, kërkesat kanë qenë aq të shumta për t’u ‘blinduar’ me maska mbrojtëse, saqë tashmë ka mungesë. Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë njoftoi se depot farmaceutike kane stok të mjaftueshëm për të përballuar kërkesat për maska. Farmacistë në Tiranë thanë për Report Tv se mungesa në depot farmaceutike ndikon dhe në rritjen e çmimit të maskave.

Jo për momentin maska nuk ka. Megjithatë presim që të vijnë furnizime dhe nuk është se do të pajisemi të gjithë me maska, por më shumë ata që janë në kontakt me njerëzit, për shembull ne, punonjësit e bankave. Për moment nuk ka as në depo , presin që të vijnë. Besoj se çmimet do të ndryshojnë kur të vijnë maskat nga kërkesa. Nuk është puna se do të ndryshojnë vetëm tek ne, do ndryshojë burimi ku ata do ti marrin besojë." tha një farmaciste

"Kur lajmi mbërriti që koronavirusi ka ardhur dhe në Itali nga sa shikojë unë në vendin tonë është përhapur një panik shumë i madh dhe konkretisht depot parafarmaceutike që na kanë furnizuar deri tani me këto lloj maskash të thjeshta, nuk kemi nuk disponohet. Disa na i ofrojnë dhe me çmime shumë të larta, gjë që unë nuk e pranoj të bëhet në farmacinë time që një maskë e shitur me një çmim 5 lekë të shitet 50 lekë”, u shpreh një farmaciste tjetër.

Në këtë situatë, që më shumë sesa nga masat parandaluese, është përfshirë nga paniku, farmacistëve u është dashur të bëjnë edhe psikologun.

“Ata që janë të sëmurë duhet të vendosin një maskë patjetër sepse ata janë që e shpërndajnë, sikur me një tështimë me një kollitje. Sot nuk kemi bërë punë tjetër, puna jonë ka qenë vetëm maska dhe sterilizues dhe na kërkojnë këshillat e nevojshme, shumë here si mund të mbrohemi dhe më shumë se kaq. Me thënë të drejtën ato maskat e thjeshta nuk është se është thënë që po bëjnë mbrojtjen maksimale përkundrazi grimcat e atij virusi që mos ardhtë këtu, unë nuk e di nëse ato maska e mbajnë apo jo se nuk kemi pasur informacion për këtë punë. Domethënë në përgjithësi është përhapur një panik shumë i madh dhe sot me të vërtet e kemi ndjerë shumë në farmaci”, shprehen farmacistët.

Sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendosja e maskave nuk është e domosdoshme në vende që nuk janë vatër të sëmundjeve infektive, siç është aktualisht Shqipëria. Të vetmit që e kanë nevojshme të mbajnë maskën janë ata që shfaqin simptoma të sëmundjeve respiratore si teshtima, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, apo që janë kujdesur për të sëmurë me këto probleme. Ndryshe nga qytetarët, maskat janë të detyrueshme për bluzat e bardha.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dita: 24/02/2020 20:44

    Me vjen mire qe bizneset e marketeve po bejne xhiro dhe shtetit do ti shtohen te ardhurat!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja