Qytetarët denoncojnë ministren 
Kumbaro: Si trajtohet "Nënë Tereza"

Qytetarët denoncojnë ministren <br />Kumbaro: Si trajtohet
Një qytetar ka denoncuar Ministrinë e Kulturës, për mënyrën si e trajton shtatoren e Nënë Terëzës vepër arti të krijuar nga skulptori kosovar Luan Mulliqi në website "Jeta Osh Qef":
 
"Përshëndetje Jeta Osh Qef. Ky është monumenti i Nënë Terezës që u hoq nga aueroporti. Monumenti qëndron i shtrirë që prej datës 15 Shtator 2014, një vit e dy muaj, ose prej 14 muajve në mes të baltës, shiut, pluhurit, në një rrugicë, pranë kësaj shtëpie gjysmë të shkatërruar në rrugën Komuna e Parisit, përpara godinës së Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit. Dhe Ministria e Kultures Mirela Kumbaro del ne TV e dërrdëllis për vlerat e Nobelistes Shqiptare."
 
Shtatorja e Nënë Terezës me një vendim të një viti më parë është zhvedosur nga aeroporti "Nënë Tereza" për t'u zëvendësuar me shtatoren e Nënë Terezës së punuar nga skulptori Thoma Thomai, që ishte vendosur tek Universiteti Politketnik i Tiranës. Vepra e skulptprit të njohur kosovar, u gjykua e papërshtatshme për të përfaqësuar Nënë Terezën për shkak të konfiguracionit modern të saj. Ministria e kulturës bëri publik vendimin e 2014-ës, ku shkruhet se "Statuja e Nënë Terezës do të shkoj për restaurim në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit. POr prej një viti ajo qëndron në këtë gjendje. Gazeta "Shqiptarja.com" ka ruajtur dhe dokumentin e vendimit të një viti më parë.

nene tereza

nene tereza


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin