Qytetarët e Bashkisë Cërrik protestuan mbrëmjen e sotme kundër bashkimit me Bashkinë e Elbasanit.
Mes të tjerash ata u shprehën se shkrirja e Bashkisë së Cërrikut sjell humbjen e identitetit dhe kulturës së tyre.
“Të mbrojmë identitetin dhe kulturën tonë”, tha mes të tjerash një prej protestuesve.
Gjatë protestës është shënuar edhe një incident, ku një qytetar ka marrë mikrofonin për të folur dhe ka nisur të shajë.
Në propozimin e paraqitur nga Partia Socialiste për hartën e re territoriale, parashikohet ulja e numrit të bashkive nga 61 në 46, ku 15 bashki pritet që t’i bashkohen bashkive më të mëdha fqinje.
Lajmi kryesor:
Harta e re territoriale/ Këshilli i Libohovës e i Klosit kundër shkrirjes së bashkive! Banorë të Cërrikut dhe punonjësit e Rrogozhinës në protestë! Qytetarët në Patos: Cenohet identiteti










