Qytetarët e Kosovës edhe pak orë me viza, u hiqen nga 1 janari! Mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendeve të BE

Qytetarët e Kosovës edhe pak orë me viza, u hiqen nga 1 janari! Mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendeve të BE

Flamuri i Kosovës dhe i BE

Kanë mbetur edhe pak më shumë se 24 orë deri në momentin historik për qytetarët e Kosovës: Udhëtimin pa viza drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Nga 1 janari 2024, ata do të mund të udhëtojnë pa viza deri në 90 ditë. 

Rregullat për lëvizje të lirë përcaktojnë qartë se në rast të shkeljes së tyre, ka gjobë financiare dhe ndalim të hyrjes në Shengen deri në pesë vjet.

Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që i lejohet udhëtimi pa viza në këtë zonë.

Komisioni Evropian ka rekomanduar që në vitin 2018 heqjen e regjimit të vizave, por vendimi politik është penguar nga disa shtete anëtare të BE-së.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë