Disa shpërthime janë dëgjuar gjatë paradites së sotme në kantierin e punimeve për Unazën e Re të Tiranës, në rrugën Kinostudio-Fresk. Për pasojë disa banorë janë alarmuar nga zhurmat dhe kanë dalë të trembur nga shtëpitë e tyre.

Në një reagim për rastin, policia njofton se bëhet fjalë për shkëputjen e një teli të energjisë elektrike në vendin ku po kryheshin punimet dhe për pasojë ngarkesa ka çarë gomat e betonieres që ka qenë duke punuar.

Policia siguron banorët nuk kanë arsye për t’u shqetësuar për rastin në fjalë.