Qytetari denoncon vjedhjen në Rinas: Më morën 9500 euro nga valixhja! Nisin hetimet! Mister ku humbën, në Tiranë apo Vjenë

Qytetari denoncon vjedhjen në Rinas: Më morën 9500 euro nga valixhja! Nisin hetimet! Mister ku humbën, në Tiranë apo Vjenë

Foto ilustruese

Një shtetas shqiptar ka rënë pre e grabitjes së një shume të konsiderueshme parash gjatë udhëtimit të tij në fillim të muajit janar nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” për në Vjenë. A. Kola, pasi ka zbritur nga avioni në kryeqytetin austriak dhe ka kontrolluar në valixhe, ka kuptuar se prej saj është marrë shuma prej 9 mijë e 500 euro.

Dyshimet e tij janë se paratë i janë vjedhur gjatë transportimit të bagazheve nga terminali i Rinasit për në avion nga punonjësit e aeroportit dhe për këtë ka kryer një denoncim përmes avokatit të tij në polici. Blutë e kryeqytetit, nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe deri në këtë fazë akoma mbetet e paqartë se kush është autor i vjedhjes së parave.

Burime pranë policisë i thanë Report Tv se janë këqyrur të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë të aeroportit, të mënyrës së transportimit të valixhes ku kanë qenë paratë dhe asnjë gjë e dyshimtë nuk është konstatuar. Megjithatë, mundësia që valixhja të jetë hapur brenda avionit, në vendin që mbahen të gjitha bagazhet e udhëtarëve ekziston, pasi në atë ambient nuk ka vëzhgim me kamera sigurie. Po ashtu janë marrë në pyetje të gjithë punonjësit e turnit që kryejnë shërbimin e transportimit të valixheve dhe asnjë prej tyre nuk ka pranuar të ketë marrë paratë nga aty.

Burime të policisë bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që valixhja të jetë hapur edhe në destinacion në Vjenë. Nga ana tjetër, një tjetër pistë që hetuesit po e shohin me shumë vëmendje është edhe tentativa për të mashtruar e udhëtarit shqiptar. Burimet bëjnë me dije se ai rezulton me 3 procedime penale të mëparshme për mashtrim, çfarë ka shtuar dyshimet për një ripërtëritje të së njëjtës praktikë. Rastet e vjedhjeve të valixheve janë një fenomen mjaft shqetësuar për shumë aeroporte në Evropë, përfshirë edhe atë të Rinasit dhe kjo është arsyeja kryesore që kompanitë ajrore paralajmërojnë udhëtarët që sendet e tyre me vlerë, sidomos paratë, të mbahen me vete dhe jo në valixhe. Në Rinas në 10 vitet e fundit janë arrestuar rreth 10 punonjës nën dyshimet e hapjes së valixheve dhe dhjetëra të tjerë janë vënë nën hetim.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zot na ruaj!: 17/01/2024 17:19

    Rinasi është bërë si Grande Bazat!

    Përgjigju
  • Den: 17/01/2024 16:58

    9500€ ne valixhe??? Pse i rëndonin xhepat,brenda ligjit i kish,nuk kish nevoje ti deklaronte,dy mundesi ka o eshte handikap nga intelekti,ose eshte mashtrues

    Përgjigju
    • tornitori: 17/01/2024 21:17

      fix

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri