'Qytetari dixhital' mund t'i kushtojë shtrenjtë Sali Berishës, Policia e Shtetit ndërmerr hapin e MADH!

'Qytetari dixhital' mund t'i kushtojë shtrenjtë Sali Berishës, Policia e Shtetit ndërmerr hapin e MADH!

Policia e Shtetit do të kallëzojë penalisht për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha sa herë që ai do të bëjë denoncime publikë në profilin e tij në Facebook, përmes informacioneve që i vijnë me mesazhe private nga qytetarë të ndryshëm. Sa herë që shpifjet ndaj policisë të faktohen, kryepolici Ardi Veliu përmes një njoftimi nga zyra e shtypit të policisë, thotë se do të ndjekë çdo hap ligjor kundrejt akuzave të pabaza.

Nën 'mburojën' e anonimatit, shumë persona i dërgojnë mesazhe në rrjetet sociale ish-kryeministrit Sali Berisha duke bërë denoncime të ndryshme. Pa asnjë lloj filtri, ish-deputeti demokrat i bën publike në profilin e tij në Facebook, ku përfshin persona të ndryshëm, zyrtarë, jo zyrtarë, qytetarë të thjeshtë, të zakonshëm, bazuar vetëm në atë se çfarë i shkruajnë në 'inbox' personat që ai i ka pagëzuar 'qytetari dixhital'. Të shumta kanë qenë denoncimet kur ish-kryeministri ka dalë blof, por më së shumti shigjetimet e denoncimeve tek ish-kryeministrit, kanë qenë për Policinë e Shtetit. Nisur nga ky fakt, nga një valë e gjatë shpifjesh, Policia e Shtetit ka vendosur se do të kallëzojë penalisht Sali Berishën sa herë që prej tij do të denoncohen publikisht shpifje, lajme që denigrojnë dhe pengojnë punën e punonjësve të Policisë. Policia nga ana tjetër, trgeohet e hapur për hetime që mund të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e ish-kryeministrit.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit konstaton me keqardhje se shtetasi Sali Berisha ka prodhuar dhe postuar në rrjete sociale në vazhdimësi shpifje të panumërta ndaj kësaj organizate ligj zbatuese.

E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria.

Publikimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë linçimi publik, që ka qëllim të denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.

Policia e Shtetit do ta adresojë në rrugë ligjore këtë tentativë të papranueshme dhe do të mirëpresë hetimet që do të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e z.Berisha.

Kjo është e rëndësishme jo vetëm në respekt të opinionit publik, por dhe për vetë Policinë e Shtetit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 27/03/2019 08:23

    Eshte per habi qe Salihu si kriminel me veprime krejtesisht te lira, tash 29 vjet vepron nga pozicionete ndryshme per kryerjen e krimeve, ende esht e I paprekur nga shteti dhe institucionet e shtetit.Te gjitha shteti dhe organet e Tij I kane te njohura dhe te deshmuara,por heshtet dhe duke heshtur Salihu vetem trimerohet ne kryerjen e krimit.

    Përgjigju
  • Erioni: 27/03/2019 02:37

    Nuk ja mbajne b....tha Rames te luaj me zjarrin Se po doli saliu neball te PROTESTUESVE Rama eshte I mbaruar

    Përgjigju
    • Bubi: 27/03/2019 08:51

      Jo mer jo, ik se tallesh. Saliu vetem malokerin ka pas se njerzit normal e kan mor vesh se cfar fekalje eshte Salehu.

  • Ariu: 26/03/2019 20:03

    Na o bo saliu si film horror. Prite tani kur te bojn dhe ndonje film The Ring 5-Saliu the wolf of Tropoja.

    Përgjigju
  • dulja: 26/03/2019 19:14

    ndalohen kete Rene e zeze te shqiperise boll keqe i ka bere keti vendi mbylleni berda kete vrases

    Përgjigju
  • Muhamed Tabaku: 26/03/2019 17:22

    Berisha mendon se eshte i pa gabueshem dhe i pa prekshem por nuk ka ad njeten as tjeyren. Edhte njeti i zakonshem kot e vletesoj e si te tolle.

    Përgjigju
  • Saiqir tahiri: 26/03/2019 15:52

    Denoncimet e saliut kane rezultuar ne 99% te rasteve te verteta,na pelqen ose sna pelqen.

    Përgjigju
  • redi: 26/03/2019 15:08

    Saliu sot eshte i lire ,dhe si i tille noton ne internet per te kaluar kohen.Ai nuk pyet qe katunari digjital mund te mashtroje ,por e jep ate si ngjarje reale, vetem qe te njollose jo vetem policine por cdo organizem shteteror qe ai nuk e ka ne dore . Nese ai si opozitar jep gabimet e ndodhura por te faktuara jam dakort ,por te njollose me fake news ,ajo eshte e denueshme .Padia e policise eshte ligjore dhe duhet perkrahur

    Përgjigju
  • Tutu: 26/03/2019 14:40

    O injorante shteterore... policia eshte ORGANIZEM ligjsbatues .. jo ORGANIZATE ligjzbatuese...

    Përgjigju
  • Beni Tironci: 26/03/2019 14:37

    Berisha nje bajge lope

    Përgjigju
  • tidhe un..: 26/03/2019 14:25

    o kokrre legenit..o krimnel...gjall qenke o...ishalla infrakt sa me shpejt

    Përgjigju
  • Vezhguesi: 26/03/2019 13:55

    Pse paska nevoje per deklarte publike Policia e Shtetit? Le ta denoncoje dhe kaq! Pse nuk e ka denoncuar deri tani???

    Përgjigju
    • Mario: 27/03/2019 09:27

      Arsyeja eshte fare e thjeshte sepse kishte mandatin e deputetit. Tani qe nuk e ka Policia e Shtetit me te drejte po nis procedurat.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër