Qytetari përplaset me Agron Shehajn: E ke blerë mandatin e deputetit 500 mijë euro

Partia “Mundësia” e drejtuar nga Agron Shehaj, organizoi ditën e djeshme (18 nëntor) takimin inaugurues të degës nr.1 në Tiranë. Takimi, sipas një video të postuar nga drejtuesi i partisë, Agron Shehaj, u shoqërua edhe me një incident.

Një person mbante të veshur një bluzë ku shkruhej në gjoks "500 mijë euro një mandat” dhe në kurriz “Fronti Popullor”.

Shehaj shkruan se personi që kishte bluzën dhe disa të tjerë ishin dërguar për të prishur takimin por nuk ja dolën.

“I dërguan për të prishur takimin por dështuan. Kishin dërguar disa persona të veshur me bluza me mesazhe intimiduese, me qëllimin për të na prishur takimin e jashtëzakonshëm që bëmë sot te Njësia 1. I ftova të ngjiteshin në skenë, por u larguan, sepse nuk kishin asgjë për të thënë. Unë i ftova për t’u dhënë një mundësi. Sepse mundësia është e të gjithëve, dhe ky pushtet nuk mund të përdorë më të pamundurit”, shkruan Shehaj.

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komunist me ill n ball: 19/11/2024 14:55

    Si ka mundesi,qe kta klysha t kuq,jon akoma n qarkullim

    Përgjigju
  • Pelion: 19/11/2024 12:55

    Z.Shehaj je koka e mashtrimit,vjedhjes e korrupsionit në coollcentra,shfrytëzon e vjedh faktorët,gënjen shtetin me informalitet je pamundësia !

    Përgjigju
    • Tom: 19/11/2024 13:20

      O Pello Nuk na the patronazhisti I kujt zone je apo thjesht kelysh komunisti

  • Albi: 19/11/2024 12:16

    Pyetja eshte kush e ka derguar kete per te prishur protesten Rama apo Berisha ? Kane frike nga suksesi i Agronit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare