Qytetari:Pse na përjashtuat ne 
çamët, Rama:Jeni apo jo në vete?

Qytetari:Pse na përjashtuat ne <br />çamët, Rama:Jeni apo jo në vete?
Pas votimit pasditen e djeshme nga maxhoranca të tre anëtarëve të komisionit ad hoc, pjesë ë së cilës nuk u bë Shpëtim Idrizi, ka reaguar dhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Në një postim në Facebook të Ramës ka pasur disa komentues që e kanë cilësuar mos votimin e Idrizit nga kryeministri si një formë e përjashtimit të gjithë çamëve.

Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i tij i cili ka ritheksuar edhe një herë se qeveria është një përgjegjësi që i është ngarkuar atij dhe se ligji i Vettingut nuk do të bëhet nga partitë politike por nga të tjerë.

E ndërsa një tjetër komentues i ka “rekomanduar” Ramës ta mbajë mirë me PDIU. Por për Ramën kush udhëheq ka një përgjegjësi më të madhe pasi sipas tij nuk ndahen “karriket” por përgjegjësitë. 

Qytetari: O Edi po si na perjashtove nga vetingu more zoteri??Dhe ne camerit qe mendonim se me ty do ishte ndryshe.
Rama: Hahaha si ju perjashtova a jeni ne vete a s'jeni ne vete?! Eshte ceshtje pergjegjesish zoteri nuk eshte pune hallve, partia qe udheheq ka edhe pergjegjesine me te madhe, si thua ti njesoj eshte pergjegjesia kur ke 65 deputete dhe kur ke 5?! Jo mik, dhe ky nuk quhet perjashtim nga Vetingu, aspak, sepse Vetingun do ta bejne te tjere s'do e bejne partite! Shendet
 
Qytetari: Po po BRAVO per sheshet ,por PERSHESHET me aleatet apo aq tu desh PDIUja ,degjo edhe mua plakun :Mbaje mire me PDIUne se si dihet he xhan.
Rama: S'ka asnje pershesh, kush udheheq ka pergjegjesine me te madhe, nuk ndajm stola ndajme pergjegjesi!
 
Qytetari: Sheshi i politikes sa here nderrohen qeverit nderrohet projekti i sheshit po na cmendet me keto rreklama nuk eshte veper me gore mali dhe droge mali eshte bere klm ne vazhdim  ☺Torino
Rama: Bajram, je gabim shume sheshi nuk eshte nderruar sa here jane nderruar qeverite, ka nisur kur isha une kryetar bashkie, e prishi Lulezimi, dhe tani po perfundon! Dhe nuk eshte reklame po eshte per ty qe te hapesh syte mire dhe mos shohesh gure e te mendosh droge, po t'i gezohesh kryeqytetit tend qe me ne fund po behet europian njesoj si atje ne Torino! Kuptove Bajram? Hajde shendet, pune te mbare e me mend ne koke atje✌️
 
Qytetari: Mirmengjes e dite te mbare dhe ju..gjithcka po beni eshte shume e bukur , por .......
Shqiperi nuk eshte vetem qendra e tiranes , pse te mos fillohej nga periferia , rruget rurale , qytetet qe po braktisen , njerzit e pastrehe , pa shtepi , pa buke.. Sikur te fillohej nga ata do kishim nje shqiperi ndryshe.
Rama: Ku ke pare ti ndonje civilizim qe nuk fillon nga qendra, po e verteta eshte qe nuk ke asnje faj, sepse keto qe jane bere keto 3 vjet e gjysem duhet te beheshin 20 vjet me pare! Megjithate me mire vone se kurre.
 
Qytetari: Nese behet si thua,kesaj i thuhet pune dhe jo lloqe politikanesh
Rama: Edhe pak jave e do ta shohesh me syte e tu, pa merak😀
 
Qytetari: Kryeminister mirmengjes. Nji qytetar i thjesht si puna ime e Ka te veshtir kujt ti besoj. Ktyre fotove, apo qytetarit dixhital qe thot qe kto foto nuk jan te verteta. Un e kam bo zgjedhjen time i besoj qytetarit anonim. 😁😁
Rama: Po sikur t'i besosh syve a nuk do ishte më mire si thua?😀😀


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij