Një 28-vjeçare ka dhunuar një mjeke dhe një infermiere në poliklinikën mjekësore të qytetit të Fierit. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 28-vjeçarja është shpallur në kërkim.

28-vjeçarja Viola Selimaj, banuese në Levan, Fier, për motive të dobëta ka goditur mjeken Erjola Minjo dhe infermieren Erinda Shuli në poliklinikën mjekësore të qytetit të Fierit.

Nuk dihen ende detaje nga ngjarja që e shtynë të renë të dhunonte mjeken dhe infermieren.