Qytetarja i tha se voton Veliajn, Bejko i jep mesazh Berishës dhe Metës: Padi për këdo që abuzon në emrin tim! Nxorët nga konteksti videon time

Qytetarja i tha se voton Veliajn, Bejko i jep mesazh Berishës dhe Metës: Padi për këdo që abuzon në emrin tim! Nxorët nga konteksti videon time

Roland Bejko me qytetaren

Kandidati i PD për bashkinë Tiranë, Roland Bejko i përgjigjet medias të familjes Berisha thotë se i kanë manipuluar videon dhe i kanë nxjerrë nga konteksti komunikimin me një qytetare. Kjo e fundit u shpreh se voton Erion Veliajn dhe Bejko e merr me sportivitet duke i thënë shumë mirë ndërsa i sugjeron programin e tij.

Por sipas medias të familjes Berisha, kandidati i PD bën veprime që tregojnë se është në shërbim të kryebashkiakut aktual. Për këtë Bejko ka një përgjigje duke i thënë se nuk ‘shohin qartë’.

“Reagim për manipulimin e "syrit qorr" të Berishës e Metajt. Syri që nuk shikon i Berishës sot duke manipuluar një video ka nxjerr nga konteksti një komunikim qytetar që unë kam përdorur me një zonjë. Unë i respektoj qytetarët e Tiranës, pa dallim bindjesh politike, qoftë  kur kemi mendime diametralisht të kundërta.

Mua nuk me sugjestionojnë mbështetësit e politikës  së vjetër, që thonë votoni partinë e Ilir Metës që në 2013 i nxorri në opozitë demokratët dhe nesër do ti nxjerri përsëri.  Këta harrojnë se Ilir Meta e bëri Erjon Veliajn kryetar bashkie në 2015. Ilir Metaj dhe partia e tij në rresht kanë votuar dhe kërkuar vota për të, jo unë”, shkroi Bejko.

Ndër të tjera, Bejko u shpreh se Veliaj është mik i dyshes Berisha-Meta, të cilëve iu bëri të qartë se do të ngrejë padi për këdo që abuzon nën emrin e tij.

“Unë e kam thënë dhe e them në çdo takim me qytetarët, vota për Erjon Veliajn do të thotë më shumë korrupsion, më shumë kulla, më shumë taksa dhe më shumë punë për oligarkët. Sfidoj foltoristët të përmendin qoftë dhe një emër oligarku.

Këta që janë miq me oligarkët dhe me Edi Ramën ndajnë leje ndërtimi dhe biznese, nuk më stepin fare nga misioni im, për një parti Demokratike Euroatlanike. Ne nuk bëjmë zhurrmë por jemi shumë e më shumë se ata. I them “syrin qorr” e keni të kot, Erjon Veliaj është miku juaj dhe i donatorëve tuaj non grata. 

Për  Berishën dhe Metajn kam një mesazh, ju ka ardhur fundi.  Për çdo abuzim dhe manipulim në emrin jam duke mbledhur provat, dhe së shpejti do ngrihen padi për këdo”, shkroi Bejko.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:20
Roland Bejko takim me qytetarët në njësinë numër 2 në Tiranë: Do hapim 5 tregje të reja, të çmonopolizojmë tregun Agro-Ushqimor

 

Kandidati i Partisë Demokratike Roland Bejko, vijoi takimet në njësinë nr. 2 në Tiranë. Bejko kritikoi Veliajn, se me taksat dhe buxhet të lartë, ka bërë shumë pak për Tiranën. Bejko thotë se një ndër shqetësimet e qytetarëve është monopoli i Tregut Agro-Ushqimor, që ka çmime të larta. Për këtë Bejko thotë se do të krijojnë 5 tregje të tjera në hyrje të Tiranës, në mënyrë që ta çmonopolizojmë.

“Në njësinë bashkiake 2, vijuam takimet derë më derë dhe duke u takuar direkt me qytetarët e Tiranës. Në çdo zonë që shkel dhe flas me qytetarët kërkesat janë të njëjta, biznesi kërkon taksa të ulëta që do t’ja u ofrojmë. Ç’monopolizim të tregut të fruta perimeve, që ne do ta heqim. Pa harruar cilësinë e ajrit dhe ujë 24 orë. Jam i habitur si ka mundësi me taksa kaq të larta dhe buxhet 250 milion euro, bashkia e Erjon Veliajt nuk i ka dhënë zgjidhje këtyre problemeve. Në 14 maj është koha për të reaguar me votë për harresën dhe abuzimet e kësaj bashkie.”.

Ora 13:41
VIDEO/ Bejko në fushatë, qytetarja: Kam respekt për ty por do votoj Veliajn! Kandidati i PD me sportivitet: Shiko edhe programin tonë

 

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka vijuar sot fushatën në rrugët e Tiranës, duke biseduar me qytetarët. Gjatë takimeve sot, një qytetare i thotë se ‘kam shumë respekt për ty, të ndjek, por do votoj Erion Veliajn’.

Bejko e kalon me shumë sportivitet duke i thënë ‘po shumë mirë, ndërkohë merr edhe programin tonë’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tonin: 07/05/2023 22:48

    sfidon foltoren te permende emra oligarkesh nderkohe as vete si permend .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë