TIRANË- “Do dalim në rrugë me qindra e me mijëra, po nuk ranë çmimet do bjerë qeverië”...më këto thirrje kanë dalë në protestë qytetarët kundër rritjes së çmimeve. Protestuesit janë mbledhur në shesh, ku kanë pritur që të mblidhen një numër më i madh dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Megjithatë, vihet re se në shesh kanë qenë të pranishëm një numër i ulët qytetarësh, të cilët mbajnë disa pankarta në duar në shenjë proteste.

"Kjo kauzë është e drejtë, duke filluar nga arsimi, nga rritja e çmimit, ka të rinj invalid dhe marrin 27 mijë lekë të vjetra,  që është turpi, është një propagandë e ndyrë, prandaj i bëjmë apel politikës që të shohin nga e ardhmja", tha një prej protestuesve. 

Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk ka një përgjigje nga qeveria për uljen e çmimeve atëherë protesta do të vijojë për disa ditë. Kjo protestë vjen në një kohë kur janë rritur çmimet e produkteve ushqimore, por edhe çmimet e naftës, benzinës dhe gazit. Bordi i Transparencës vendosi çmime të reja për naftën, benzinën dhe gazin. Nga dje shqiptarët e kanë blerë naftën me 258 lekë/litri, benzinën me 243 lekë/litri dhe gazin 86 lekë/litri.