Qytetarët sorollaten nga kompania 'Fly Ernest', fluturimi për Bergamo shtyhet dy herë...në moment të fundit

Qytetarët sorollaten nga kompania 'Fly Ernest', fluturimi për Bergamo shtyhet dy herë...në moment të fundit

Qytetarë të shumtë kanë shprehur shqetësim në redaksinë online të Shqiptarja.com në lidhje me kompaninë e fluturimeve "Fly Ernest", për moskorrektësinë me ndërrimin e orareve të avionëve për në Itali. Fluturimi i "Fly Ernest" për në Bergamo ishte sot në orën 16:30, me nisje nga aeroporti "Nënë Tereza" në Tiranë. Por më tej, ditën e djeshme është paralajmëruar, se fluturimi do të shtyhej në orën 00:30. Por teksa udhëtarët janë nisur drejt aeroportit për fluturimin e orës 00:30, ata janë lajmëruar në momentet e fundit, se nisja nga Tirana për në Bergamo do të bëhet në orën 01:45.

"Janë më keq se porti i Barit", shprehen qytetarët që kanë provuar të njëjtat shqetësime  në udhëtimin me traget për Itali, por duket se edhe "zgjidhja" për të fluturuar më shpejt me avion, ka rezultuar edhe më problematike me kompaninë ajrore "Fly Ernest".

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur