Folklori, këngët dhe vallet popullore elbasanase ndërthurur me kulturën e qytetit të gurtë jugor sollën një atmosferë të vërtetë festive në edicionin e dytë të festivalit “Qytete me kala” në Gjirokastër.
Realizuar nga artisti Gazmend Kafa, ekspozita me piktura peisazhesh dedikuar zonave me karakteristike të Elbasanit është ajo që çeli festivalin e këtij viti.
"Elbasani ka pësuar transformime të mëdha kohët e fundit dhe shumë nga këto peisazhet që kam bërë unë nuk ekzistojnë më", tha piktori Gazmend Kafa.
Për drejtorin e Kulturës në Këshillin e Qarkut, Elbasan Blendi Gremi, aktivitete të tilla janë një mundësi e mirë për të promovuar, vlerat e trashëgiminë kulturore dhe turizmin e qyteteve shqiptare.
“Ky projekt ka domethënie të madhe sepse në rradhë të parë promovon vlerat më të mira të trashëgimisë kulturore. Kemi një kala kodrinore apo malore dhe një kala fushore. Tani më jemi duke shikuar që të na bashkohen dhe qytete të tjera me kala si Berati, Shkodra etj”, tha Blendi Gremi, drejtor në këshillin e qarkut të Elbasanit.
Festivalit nuk i mungoi dhe tenori i njohur elbasanas Kastriot Tusha, për të cilin organizme të tille janë një zhvillim për kulturën e promovimin e talenteve të reja.
“Qytete me Kala”, erdhi këtë qershor në edicionin e dytë në qytetin historik të Gjirokatstrës, ndërsa pritet që vitet e ardhshme këtij projekti kulturor t’I bashkohen dhe qytete të tjera.
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?
-
PO
84.6%
-
JO
12%
-
NUK E DI
3.4%
Vota total: 4825
Lajme të tjera
-
Policia aksion 'blic' në Elbasan! Ja kush ishin shënjestrat (VIDEO)
22 Qershor, 20:35
-
Gjendet trupi i 55-vjeçarit i cili u vetëhodh në lumin Vjosë! Sapo ishte divorcuar nga gruaja
22 Qershor, 18:33
-
Nis sezoni i dytë i gërmimeve të monumentit të Bazilikës së Elbasanit, profesori Eldi Hopdari: Punë disa vjeçare
22 Qershor, 17:51
-
Gjirokastër/ Me 10 emigrantë të paligjshëm në makinë, në pranga 56-vjeçari, me precedentë të mëparshëm penal (EMRI)
22 Qershor, 15:29
-
Aksident në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, plagoset lehtë drejtuesi dhe 3 pasagjerët
22 Qershor, 14:47
-
Shkelën rregullat e qarkullimit, arrestohen 7 shoferë dhe hiqen 27 leje drejtimi nga policia e Elbasanit
22 Qershor, 14:11
-
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë shoferi problematik në Elbasan
22 Qershor, 13:12
-
Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet 42-vjeçari në Elbasan
22 Qershor, 12:57
-
67-vjeçari nga Prrenjasi largohet nga banesa pa njoftuar, i biri kërkon ndihmën e policisë për ta gjetur
22 Qershor, 12:49
-
Goditi me thikë shokun pas një sherri, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari në Këlcyrë
22 Qershor, 09:14
-
Televizor si telefon, zbulohen pajisjet e komunikimit në burgjet e Peqinit dhe Burrelit
21 Qershor, 16:31
-
Digjet një sipërfaqe e madhe gruri në Gjirokastër! Autokombajna lëshon shkëndijë elektrike, flakët iu afruan një banese
21 Qershor, 15:36