Qyteti i Belshit pa treg, ushqimet shiten në rrugë! Ankohen tregtarë e qytetarë: Duhet një vend dinjitoz

Qyteti i Belshit nuk ka një treg agro-ushqimor. Për pasojë frutat, perimet dhe prodhimet ushqimore tregtohen në rrugë, duke u kthyer në kërcënim për shëndetin e qytetarëve. Tregtarët dhe fermerët e Belshit prej vitesh vuajnë mungesën e një tregu  ushqimor, duke u detyruar që produktet e tyre t’i tregtojnë në rrugë.

Edhe pse një qytet turistik me infrastrukturë të përmirësuar shqetësimi kryesor për tregtarët është mungesa e kushteve higjieno-sanitare për të tregtuar prodhimet bulmetore e blegtorale.

 “Këto janë kushte për momentin. E mira do ishte të kishte treg, të ishte i mbuluar, të ishte pastër. Këtu është pluhur, kalojnë makinat populli nuk vjen dot përqark”, thotë një tregtar.

“Duhet të ketë treg, duhet të jetë një vend i caktuar që mos t’i rrahë tymi, duhet të jenë të mbuluar. Nuk është mirë sheshit, se mikrobi bën punë e vet”, vijon një tregtare tjetër.

Ndërsa qytetarët shprehen se janë të rrezikuar për sigurinë ushqimore. 

 “Ka qenë atje markata, detyrohen njerëzit shesin në rrugë. Çdo gjë e blejmë nga zori. S’ke ça bën, kur nuk ka bashki që t’i bëj këto”, tregon një qytetar.

Belshi ka pasur zhvillime të shumta në infrastrukturë dhe turizëm por tregu është lënë prej vitesh jashtë vëmendjes së bashkisë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 14/02/2022 14:08

    Belshi eshte fshat o njerez...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore