Qyteti i miliarderëve botërorë...Jeff Bezos vetëm 1 km larg Bill Gates (FOTO)

Qyteti i miliarderëve botërorë...Jeff Bezos vetëm 1 km larg Bill Gates (FOTO)

Foto nga Medina

Dy personat më të pasur në  botë jetojnë vetëm 1 km larg nga njëri-tjetri, në një qytezë prej 3 mijë banorësh, Jeff Bezos dhe Bill Gates.

Qyteza ku kanë zgjedhur të jetojnë quhet Medina, shumë pranë Siatëllit  bashkë me disa miliarderë të tjerë.

Qyteza fillon me një urë lundruese, që është më e gjata në botë e llojit të vet. Këto ura kanë bazamente lundruese që lidhen me njëra tjetrën.

Në qytezë ndodhet një ndërtesë që përmbledh funksionet shtetërore, që nga bashkia e deri te policia.

E gjithë qyteza është me pamje fantastike nga liqeni i famshëm “Uashington”.

Pothuajse çdo shtëpi ka pamje nga uji dhe nga një mol për të ndaluar motoskafët dhe gjithashtu zona është shumë e njohur për sporte ujore.

Në të gjithë qytetin janë mbjellë pemë me gjelbërim të përhershëm, të cilave nuk u bien gjethet në asnjë stinë.

Fondacioni i Pemëve e ka shpallur në vitin 2006 si “Qyteti i  Pemëve”, ndërkohë që rrugët publike janë me pemë gjithnjë të gjelbra, oborret private kanë dekorime nga më të ndryshmet, secila sipas stilit të vet.

Rruga më e famshme e qytezës është “Evergreen Point”, pikërisht rruga ku jetojnë Jeff Bezos, Bill Gates si dhe shumë biznesmenë të tjerë.

Është një ndër qytetet më të qeta dhe numri i makinave që kalojnë nëpër rrugë është shumë i vogël.

Qyteza është pothuajse vetëm me shtëpi, pa dyqane apo biznese dhe zyra e postës është i vetmi biznes që ka lëvizje.

I vetmi dyqan tjetër, veç postës dhe një ushqimoreje, është një dyqan bimësh, i quajtur “Uells Medina Nursery”.

Shumica e shtëpive janë të rrethuara me mure të larta e pemë të dendura, dhe nëpër to ka sisteme të  sofistikuara të sigurisë, si sensorë për lëvizje dhe kamera.

Prona e tij Jeff Bezos është rreth 21 mijë metra katrorë.

E bleu 10 milionë dollarë në vitin 1998, por e rinovoi në vitin 2010 me 28 milionë të tjera, duke marrë zgjerim dhe më pas bleu edhe një shtëpi rrotull, për rreth 58 milionë dollarë.

Bill Gates jeton më pak se një kilometër larg Bezosit, në kompleksin e tij 125 milionë dollarësh.

Është një pronë e quajtur ”Xanadu 2.0”, me rreth 6100 metra katrorë, e rrethuar me teknologji nga më të ndryshmet.

Qyteti vendosi ne vitin 2009 nje sistem sigurie shume te sofistikuar, me kamera në çdo anë, me diktues targash, fytyrash, duke ngjallur zemërim, por policia këmbënguli që siguria vjen e para.

Kjo është shtëpia e partnerit të Microsoft që e vuri pasurinë duke krijuar programet Word dhe Excel. Shtëpia quhet "Windows 2000", dhe ka 2000 dritare.

Qyteti është themeluar në vitin 1891 dhe i është vënë emri i një qyteti në Arabinë Saudite.

Nëper qytet ka rafte me libra, ku gjersa ishe duke shëtitur mund të zgjidhje një libër dhe të lexoje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie