Qyteti ku duhet të jetosh në bazë të shenjës tënde të horoskopit

Qyteti ku duhet të jetosh në bazë të shenjës tënde të horoskopit

Foto ilustruese

Shenja jote e horoskopit është e aftë të zbulojë shumë gjëra për ty! Duke filluar që nga karakteri e deri tek vendi ku duhet të jetosh. Sigurisht që për të zgjedhur qytetin ideal horoskopi është bazuar në disa cilësi të përgjithshme të shenjës tënde.

DASHI – Për një person të zjartë si ty, duhet një metropol i madh, një qytet që transmeton pasion dhe jetë, si psh. Buenos Aires (kryeqyteti argjentinas) Është edhe kryeqyteti i tangos, kërcim në të cilin mund të japësh më të mirën e vetes, duke çliruar joshjen dhe sensualitetin tënd. Bukuria e këtij qyteti, fryt i kulturave të ndryshme, do ju surprizojë në mënyrë të këndshme.

DEMI – Ti nuk mund të heqësh dorë nga kënaqësitë e jetës, si kuzhina e mirë apo seksi i mirë dhe pikërisht për këtë, qyteti yt ideal nuk mund të jetë tjetër veçse Napoli. Me kuzhinën e pasur dhe të shijshme dhe banorët e tij të zjarrtë dhe pasionalë. Të jetosh në mes të kaosit fillimisht mund të të trembë pak, por mjafton pak kohë për ta lënë veten të transportohesh nga magjia e kësaj toke kaq të pasur dhe mikpritëse.

BINJAKËT – Ti je një person i qetë dhe kurioz: për ty duhet një qytet që të stimulon, që të dijë të të mbajë gjallë kureshtjen me diçka origjinale dhe inovative. Edhe pse mund të mos jesh një ndër miliarderët e botës, luksi i Dubait të tërhet dhe idea që të kalosh ndonjë ditë një një qytet ultra modern mund të jetë një ndër dëshirat më të mëdha të tuat. Studimi i kulturës arabe është një sfidë intelektuale, së cilës i nënshtrohesh me kënaqësi. Si turist, shquhesh për elokuencën dhe shoqërimin.

GAFORRJA – Një person i ndjeshëm si ti nuk mund të jetojë më mirë se në Paris, qyteti më romantik i botës. Të duket se gjuha franceze është shumë tërheqëse dhe delikate dhe të pëlqen idea të shkëmbesh disa fjalë me pastiçierët më të famshëm të qytetit. Selfie-t bashkë me partnerin në kullën Eiffel janë një detyrim (dhe buzëqesh edhe nëse ke bërë fjalë me të).

LUANI – Qyteti ideal për ty duhet të jetë me se s’bën i maadh, i pasur me mrekulli për t’u zbuluar. Në Rusi do mund të shijoje tërheqjen magjepsëse të Moskës dhe kulturave e zakoneve të saj. Ka shumë atraksione që do mund t’ju mrekullonin. Arkitektura bizantine e kupolave gjigande të kishave ortodokse do ju linin gojë hapur. Me siguri, për ty që dashuron nxehtësinë, është e këshillueshme ta shijosh gjatë verës.

VIRGJËRESHA – Për ty që je e dashuruar me perfeksionin dhe rregullin do të duhet një qytet avangardë, por i organizuar siç është Tokio, në Japoni, ku duhet se çdo gjë është studiuar në mënyrë preçize dhe të detajuar. Idea e të ngrënit sushi ‘origjinale’ të pëlqen dhe të jep konfirmimin se sushi i vërtetë gjendet vetëm në Japoni. Një nga motivet pse nuk mund të heqësh dorë së vizituari me siguri është fakti se është një ndër qytetet më të sigurtë në botë.

PESHORJA – Qyteti ideal për ty mund të jetë ai i princeshës Sisi: Viena, në Austri. Kështjella e Schönbrunn është një mrekulli nga e cila nuk mund të heqësh dorë. E ke shumë për zemër rregullin dhe pastërtinë, të cilën mund ta gjesh në rrugët e këtij qyteti, i cili është konsideruar gjithnjë ndër më të pastrit në botë. Ti dashuron idenë se mund të shkosh në tokën e shumë muzikantëve të famshëm.

AKREPI – Për ty është kusht që një qytet duhet të ketë magji dhe diçka për t’u zbuluar. Praga, me tërheqjen e saj gotike dhe të errët, mund të të magjepsë në çdo aspekt. Ndarja mes ‘Qytet i Vjetër’ dhe ‘Qytet i Ri’ të emocionon dhe të bën të ndihesh mirë. Mund të vizitosh me ëndje Kështjellën ose Varrezat hebreje, por ajo që të tërheq më shumë, është ura Carlo, me legjendë e statujave që marrin jetë natën. Në këtë qytet ti gjen edhe atë romanticitetin e hollë, që ndonjëherë të pëlqen ta fshehësh.

SHIGJETARI – Ty të pëlqen të shëtisësh botën, të njohësh kultura dhe tradita të ndryshme nga të tuat. Për ty duhet një metropol i madh si Londra, që të ofron shumë mundësi, përfshirë edhe atë për të vajtur e për të jetuar atje përgjithmonë. Të pëlqen të shohësh njerëz të etnive të ndrshme në rrugë dhe të zbavisin thashethemet për familjen mbretërore. Ndoshta kuzhina nuk është aq e shkëlqyer, por zakoni i çajit të pasdites të çmend.

BRICJAPI – Për ty duhet një qyete i organizuar, ku rigoroziteti yt të merret si një virtyt dhe jo si difekt. Berlini është qyteti që bën për ty, sidomos nëse je në kërkim të mundësive të reja të punësimit. Për dikë ky qytet është gri dhe i trishtueshëm, por është fiks si ty: pas kësaj paraqitjeje false, fsheh një botë të mrekullueshme. Ty ngjyra gri nuk të depresionon dhe mendon se i jep bukuri këtij qyteti.

UJORI – Qyteti yt ideal nuk mund të jetë veçse më multi kulturori në botë: Neë York. Në këtë qytet mund t’i japësh krahë frymëzimit tënd, me bindjen se do mund të kapësh ato mundësi që asnjë qytet tjetër në botë nuk ka qenë në gjendje të të japë. Statuja e lirisë është një simbol që të përfaqëson. Një nga motivet pse tërhiqesh nga ky qytet, është idea se mund të jetosh në një qiellgërvishtëse, e cila të dhuron ndjesinë se je afër yjeve.

PESHQIT – Një qytet buzë detit mund të jetë ideal për ty, që dashuron të transportohesh nga valët. Ti do të ëndërrosh dhe ëndrra jote mund të jetë të vizitosh Sydney-n në Australi, që përkufizohet si qytet i qetë dhe romantik, tamam si ty. Tërjeqjet janë të shumta, por ç’ka të pëlqen më shumë  janë plazhet, ku mund të argëtohesh dhe të bësh surf dhe ku mund të shijosh spektaklin e perëndimit të diellit. Ngjyrat e këtij qyteti të mrekullojnë!

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen