Qyteti që e rriti e shpall kryeministrin
spanjol Rajoy "persona non grata”!

Qyteti që e rriti e shpall kryeministrin<br />spanjol Rajoy "persona non grata”!
Pontevedra, qyteti ku u rrit kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy njoftoi se ish-banori më i rëndësishëm i saj, nuk ishte më i mirëpritur.

Autoritetet e qytetit veriperëndimor thanë sot se e kishin shpallur konservatorin Rajoy “persona non grata” për shkak të zgjatjes së licencës një kompanie celuloze edhe për 60 vite të tjera.

Ambientalistët argumentojnë se fabrika, që shtrihet në periferi të qytetit, ndot ujin e tij.

Gjatë një asambleje të këshilltarëve lokalë, përfaqësues të të gjitha partive politike, u vendos njëzëri që Rajoy të shpallej “persona non grata.”
Anëtarët e Partisë së djathtë Popullore të Rajoyt u larguan nga asambleja në shenjë proteste.

Deri para pak viteve licenca e kësaj kompanie skandonte në fund të vitit 2018.

Mariano Rajoy u lind në Santiago De Compostela, më 27 mars 1955 /ATSH/
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim