Qyteti Studenti, rinis ndërtimi
i lokalit në lulishten e vetme

Qyteti Studenti, rinis ndërtimi<br />i lokalit në lulishten e vetme
TIRANE- Në të vetmen lulishte të Qytetit Studenti, prej disa muajsh po ndërtohet një lokal, duke shkaktuar  një nga shkeljet më flagrante të zënies së hapësirave publike dhe aq më tepër, kur janë të gjelbërta.

Punimet për këtë objekt kanë rinisur sërisht, pas disa kohësh ndërprerje. Ankesat e banorëve, letrat drejtuar Bashkisë së Tiranës, Inspektoriatit Ndërtimor dhe Kryeministrit Berisha, kërkonin të ndërpriteshin punimet, si dhe të shëmbej tarraca e tij nga Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake.

Por, pas pak kohësh pauze dhe ndërprerje, puna ka rinisur. Eshtë rindërtuar tarraca e lokalit, janë vënë pjesët e përparme, ndërsa brenda objektit, punëtorët i japin dorën e fundit.

Në zemër të qytezës, e cila çdo vit shkollor pret e përcjell rreth 7 mijë studentë, si dhe mban në çdo kohë qindra familje që jetojnë në disa prej godinave, një sipërfaqe e madhe lulishtjeje e pemësh është shndërruar në beton, xhama e alumin.

Banorët që jetojnë aty kanë denoncuar në televizionin “A1 Report” faktin e ndërtimit të këtij lokali, duke u zaptuar dhe një pjesë e mirë e lulishtës në sheshin “Demokracia”.

Kur ka nisur ndërtimi i objektit në fjalë, nga Drejtoria e Qytetit Studenti ishte vendosur një tabelë informuese, në të cilën sqarohej se aty do të ndërtohej një bibliotekë, megjithëse një të tillë, të madhe e ka Qytetit Studenti.

Por, sapo objekti ka nisur të marrë formë, e cila nuk i ngjante një biblioteke por një bar-kafeje, tabela është zhdukur. Familjet që banojnë në godinat e Qytetit Studenti, por edhe një përfaqësi studentësh, kanë protestuar kur panë se aty po ngrihej një lokal dhe jo bibliotekë.

lokali qs
(Foto:Lokali i ndertuar ne qytetin Studenti)

Situata u duk se u bë alarmante, pasi ndërhyri edhe policia bashkiake, e cila prishi taracën e objektit. Por kjo nuk zgjati shumë.

Ndoshta, viti shkollor që vjen, do ta gjejë atë në shërbim të studentëve të rinj e të vjetër, të cilët në vend të stolave në park apo hapësirave të gjelbërta, do të ulen të karriget e lokalit.
Banorët që denoncuan rastin në “A1 Report”, nuk pranuan të identifikohen, për arsye se jetojnë me familjet e tyre në godinat me familjarë të Qytetit Studenti dhe në rast identifikimi, rrezikonin të nxirreshin jashtë. Por, ata shprehen, se lokalin po e ndërton një nga drejtuesit e qytezës studentore, bashkë me një deputet të Partisë Demokratike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'