Një i mitur 10-vjeçar me origjinë shqiptare është mbytur aksidentalisht në një lum në Gjermani.
 
Siç bëjnë të ditur mediat gjermane, ngjarja ka nodhur në lumin Niers të Goch në Gjermani teksa i mituri shqiptar është futur për tu larë.
 
Menjeherë pas ngjarjes të pranishmit kanë njoftuar policinë dhe kjo e fundit ka sjellë polumbarët, por ndonëse fëmija është dërguar në spital dhe ka qeëndruar për disa kohë në reanimacion, nuk ka mundur që të shpëtojë.
 
Mjekët e mbajtën me frymëmarrje artificiale, por ai ra në gjendje kome dhe nuk mundi të qëndronte në jetë.

Mediat gjermane raportojnë se, ngjarja ka nodhdur në një park i cili frekuentohet masivisht nga fëmijë dhe prindërit e tyre dhe fëmija shqiptar ka rënë aksidentalisht teksa luante me shokët e tij.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)