Një 32-vjeçar ndërroi jetë në spital, pasi nuk u mbijetoi plagëve që mori nga rënia aksidentale pasditen e sotme në një humnerë në zonën e Bovillës në Tiranë.
Rreth orës 16:00 të ditës së sotme Denis Hala, banues në rrugën “Dhimitër Kamarda”, Tiranë ka rrëshqitur nga një shkëmb dhe ka rënë në një terren të thyer malor.
Pas njoftimit nga banorët e zonës, policia, zjarrfikësja dhe një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë mbërritën në vendin e ngjarjes duke e nxjerrë me shumë vështirësi, pasi terreni ishte mjaft i thepisur.
Pas nxjerrjes 32-vjeçari u transportua në Spitalin e Traumës por fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar dot plagëve.
Sipas mjekëve 32-vjeçari kishte plagë të shumta në kokë nga rënia duke rezultuar fatale për jetën.

(Foto: Viktima Denis Hala)
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO