Një 59-vjeçar ka humbur jetën pas kontaktit me telat e energjisë elektrike. Policia e Elbasanit njofton se mëngjesin e sotëm 59-vjeçari ishte duke pastruar tubin e mbledhjes së ujërave të shiut nga çatia e shtëpisë kur ra në kontakt me energjinë elektrike.
"Më datë 12.12.2021, rreth orës 10:30, në fshatin Dardhë, Librazhd, pranë banesës së tij, është gjetur i pa jetë e pa shenja dhune, shtetasi R. Q., rreth 59 vjeç. Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e pakujdesisë, pasi duke pastruar tubin e mbledhjes së ujirave të shiut nga çatia e shtëpisë , shufra metalike që përdorte për të zhbllokuar tubin ka rënë në kontakt me telat elektrik që furnizonte banesen e tij me energji elektrike dhe për pasojë e ka zënë korenti", njoftoi policia.