DURRËS-  Një 29-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. Viktima u gjet nga familjarët në oborrin e shtëpisë pa shenja jete. Mësohet se 29-vjeçarja ishte shtatzënë. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, ndërsa dyshohet se e reja ka qenë duke nderë rrobat, teksa ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. 29-vjeçarja është identifikuar me inicialet S. H.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes