Një operacion i vështirë shpëtimi u zhvillua mbrëmjen e sotme në fshatin Kapaj të Mallakastrës, ku një 50-vjeçar ra aksidentalisht në një humnerë nga një lartësi rreth 50 metra
I plagosuri është Fluturim Salobehaj, banor i fshatit Kapaj. Si pasojë e rënies, ai ka pësuar dëmtime në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet zjarrfikëse, policia dhe ambulanca. Për shkak të terrenit të thyer malor, ekipet e shpëtimit u detyruan të ndërhyjnë me litarë për të arritur te 50-vjeçari dhe për ta nxjerrë nga humnera.
Pas nxjerrjes, ai u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Pamjet që shoqërojnë lajmin tregojnë momentet e operacionit të shpëtimit, ku efektivët ecin të lidhur me litarë në terrenin e vështirë për të arritur te i plagosuri.









Komente
Komento