Punonjësi i Ndërmarrjes së Shërbimeve në Komunitet në Gjirokastër, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti në vendin e punës ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Ngjarja u regjistrua më 3 mars, në lagjen “Zinxhira” në qytetin e Gjirokastrës, ku punonjësi 55 vjeçari, u rrëzua nga kati i dytë i një objekti, teksa ishte duke pastruar.
Në lidhje me ngjarjen, Policia arrestoi tre persona, të akuzuar për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ndërkohë, drejtuesi i institucionit, i cili akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre është shpallur në kërkim nga autoritetet.
__________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente












