Bie në det teksa punonte në Portin e Durrësit, gjendet i pajetë 60-vjeçari (VIDEO)

Trupi i pajetë i një mashkulli u gjet sot në zonën e portit të Durrësit. Burime për Report Tv, thonë se i identifikuari Xhelal Skënderi 60 vjeç, është rrëzuar në det teksa ishte duke punuar dhe është mbytur.

 Ai ishte punonjës i një subjekti privat në Portin e Durrësit. 

Burime nga policia e qytetit bregdetar thonë se Xhelal Skënderi ishte mekanik dhe punonte dhe si roje në subjektin privat në Portin e Durrësit.

Foto nga vendi i ngjarjes

Xhelal Skënderi dyshohet se mund të ketë rënë në det rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa mësohet se ai ishte person i alkoolizuar. 

"Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", thuhet në një njoftim parprak për aksidentin me vdekje në punë

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen