Një i moshuar 92-vjeçar dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike këtë të premte në qytetin e Vlorës.
Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të kësaj të premte, pranë vendit të quajtur “Bishti i Kalldremit" dhe i moshuari 92 vjeç me inicialet SH.L është dërguar menjëherë në Spitalin rajonal të Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 19:30, në lagjen "Lef Sallata" pranë vëndit të quajtur "Bishti i Kalldremit" dyshohet se shtetasi Sh.L, 92 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po kryhen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.