
Lidhur me racizmin në futboll presidenti i UEFA Alesksander Ceferin u shpreh duhet bashkëpunim mes qeverive dhe duhen edukuar brezat e rinj.
"UEFA ka zero tolerancë ndaj racizmit. Është e vështirë të luftosh racizmin dhe ata idiotë që përdorin stadiumet për të ndarë ideologjitë e tyre. Për fat të keq stadiumet e futbollit janë podiume për disa njerëz të caktuar sepse shumë njerëz ndjekin futboll duke e përdorur atë si platformë Duhet të edukojmë fëmijët. Në këtë mënyrë është e mundur të luftohet. I kemi parë në Itali, në Angli, dhe e gjithë Europa është e frikësuar. Edhe unë vetë, fëmijët e mi nuk e kuptojnë diçka të tillë. Duhet të theksoj, se puna më e mirë që mund të bëhet, është duke edukuar brezat e ardhshëm", tha Ceferin.
Lajmi kryesor:
Presidenti i UEFA-s: Shqipëria ka shanset për të pritur një finale europiane! Rama: E kam pritur prej vitesh këtë ditë (VIDEO)











