Radarët, Xhaçka i përgjigjet Luan
Ramës: Kërko interpelancë

Radarët, Xhaçka i përgjigjet Luan<br />Ramës: Kërko interpelancë<br>
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, i është përgjigjur zv.kryetarit të LSI, Luan Rama, në lidhje me funksionimin e radarëve. Pyetjes së Luan Ramës në lidhje me mosfunksionimin e radarëve për tre vjet, ministrja Xhaçka i përgjigjet shkurt: “Kërko një interpelancë parlamentare dhe do të jem në dispozicion për të dhënë të gjitha informacionet zyrtare, me përgjegjësi të plotë institucionale.

Më tej, Xhaçka shkruan në ‘facebook’ se deputeti i LSI sulmon në mënyrë të përsëritur Ministrinë e Mbrojtjes me ‘të vërteta’ të pavërteta. Sipas saj, pasi nre akuza bën pyetje në distancën e kontaminuar nga politika e baltës dhe balta e dezinformimit mediatik.

“I nderuari deputet Luan Rama, në mënyrë të përsëritur sulmon Ministrinë e Mbrojtjes me “të vërteta” të pavërteta. Dhe ka zgjedhur mediat e të gjitha llojeve për ta bërë këtë gjë, përfshirë edhe rrjetin social. Pasi ngre akuzat e radhës, bën pyetje në distancën e kontaminuar nga politika e baltës dhe balta e dizinformimit mediatik, për të cilat kam vetëm një përgjigje për të nderuarin Luan. Të kërkojë një interpelancë parlamentare dhe do të jem në dispozicion për të dhënë të gjithë informacionin zyrtar, me përgjegjësi të plotë institucionale”, shkruan Xhaçka.

xhacka fb

(Reagimi i ministres Olta Xhaçka)

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera