Të gjithë studentët do të kenë mundësinë të pajisen me abone pasi sasia e tyre është e planifikuar që të plotësoje të gjitha kërkesat.
Në pikat e tregtimit të aboneve këtë të premte është vërejtur radhë dhe fluks të studentëve që nxitojnë ta tërheqin. Por në një reagim për Report Tv Bashkia e Tiranës sqaron se pikat e shpërndarjes do qëndrojnë te hapura me orare te zgjatura deri ne pajisjen dhe plotësimin e të gjithë studentëve me abone studenti që jepet falas.
Studentët duhet të kenë me vete kartën e studentit gjatë paraqitjes në pikat e shpërndarjes dhe në çdo moment do të mund të pajisen me abone.