Radhë të gjata mjetesh në Portin e Vlorës për t’u imbarkuar në tragetin drejt Brindisit, shkak kontrollet e imtësishme nga Policia Kufitare

VLORË- Në Portin e Vlorës ka radhë të gjata mjetesh për t’u larguar nga Shqipëria. Në port po vijon ende fluksi i largimeve, ndërsa shkak i vonesave dhe radhëve mësohet se janë bërë kontrollet e imtësishme për drogë që po ushtron Policia Kufitare. Në pamjet që sjell Report Tv dallohet radha e gjatë e mjeteve në pritje për t'u imbarkuar në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.

535 pasagjerë, 114 automjete dhe tre autobusë regjistrohen këtë mbrëmje, 7 janar. Kontrolli i Policisë Kufitare ka sjellë vonesa tek pasagjerët. Zyrtarisht trageti duhet të niset në 11:00, por vonesat për shkak të kontrolleve mund të shkaktojnë edhe shtyrjen e orarit të nisjes së tragetit.

Po ashtu, Report Tv solli edhe pamjet nga momenti kur një makinë funerali i është nënshtruar kontrolleve në Portin e Vlorës. 

Ndërkohë, në Portin e Durrësit nuk raportohet për radhë. Sipas burimeve, gjatë ditës së sotme drejt Barit janë nisur 1715 pasagjerë, janë imbarkuar 456 mjete, 2 autobusë, 15 minibusë dhe 74 kamionë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:23
VIDEOLAJM/ Dyshime për drogë, makina e funeralit i nënshtrohet kontrollit në Portin e Vlorës

Kontrolleve në Portin e Vlorës nga Policia Kufitare nuk i ka shpëtuar as makina e funeralit. Për rreth 1 orë, makina e funeralit që shihni në këto pamje që sjell Report Tv, i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm nën dyshimet për drogë.

Makina kishte destinacion Italinë për të tërhequr trupin e një personi që ka ndërruar jetë atje. Kontrolleve për drogë u janë nënshtruar edhe mjeteve të tjera.

Mësohet se në të nuk është gjetur drogë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Ligji në Kosovë: Nga 1 janari s’ka zhdoganim të veturave më të vjetra se 2015

Ligji në Kosovë: Nga 1 janari s’ka zhdoganim të veturave më të vjetra se 2015