Radhë kilometrike trafiku në Fushë-Krujë, Policia Rrugore lajmëron devijimin e rrugës

Radhë kilometrike trafiku në Fushë-Krujë, Policia Rrugore lajmëron devijimin e rrugës

Prej disa ditësh zona e Fushë-Krujës është mbizotëruar nga një trafik i rëndë. Edhe ditën e sotme në këtë zonë janë krijuar deri në 12 kilometra trafik nga fshatrat në afërsi të Mamurrasit deri në Vorë.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Policia Rrugore ku sqaron se trafiku është krijuar për shkak të punimeve mbi lumin 'Zezë'.  Për këtë arsye policia Rrugore njofton se do të devijohet lëvizja e automjeteve për shkak të punimeve.

"Duke u nisur nga punimet e rikonstruksionit të urës mbi lumin “Zezë”- punime që po kryhen në hyrje të qytetit të Fushë Krujës. Policia Rrugore kerkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të rënda, veçanërisht kamione që udhëtojnë në drejtimin “Durrës - Vorë - Fushë Prezë - Fushë Krujë” për të bërë ndryshimin e itinerarit të mësipërm dhe devijimin në rrugëkalimin “Durrës - Vorë - Tiranë - mbikalimi i Kamzës - Kamëz - Fushë Krujë”.

Shërbimet e Policisë Rrugore Durrës dhe Tiranë do të monitorojnë këtë devijim të qarkullimit me qëllim evitimin e bllokimeve dhe të krijimit të kolonave të mjeteve. Shërbimi i Policisë Rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në segmentet e përmendura të tregojnë kujdes maksimal dhe të evitojnë sidomos parakalimet e gabuara." njofton Drejtoria e Policisë Rrugore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik