Radhë për naftën falas, 20 mijë aplikime, vetëm 6 mijë karta! Fermerët në Lushnje: S'kemi marrë përgjigje

Dhjetera fermerë të ardhur nga fshatrat e Fierit, Gjirokastrës, Vlorës dynden çdo ditë dyer e Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor me qendër të Lushnje.

Sot ata hapën me forcë derën e agjencisë duke akuzuar për korrupsion.

Të indinjuar fermeret shprehen se kanë aplikuar për naftë, janë shpallur fitues, por kartat e naftës ende nuk i kanë marrë.

Kjo situatë është krijuar për shkak të kërkesave të shumta të fermerëve për tërheqjen e kartave të naftës dhe mungesës së sporteleve. Janë vetëm 3 punonjës për dhjetëra fermerë që kanë probleme me dokumentacionin dhe detyrohen të kthehen disa herë në zyrat e bujqësisë.

"Është hera e 3 që vij ketu dhe nuk kam marrë një përgjigje. Kjo është hera e fundit që vij kam lënë lopët…

Kemi aplikuar në datën 22 kemi ardhur për të parë nese e kemi apo jo emrin, kam dy ore që pres u mpiva në këmbë…", thonë fermerët.

Janë rreth 20 mijë fermerë te Qarqeve Fier, Gjirokastër dhe Vlorë kanë aplikuar dy muaj më parë për naftë falas por deri më tani janë shpërndarë vetëm 6580 karta. Me mijëra të tjerë vijnë të presin ndaj krijohen radhë e tensione të vazhdueshme.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj