Më 2019 shumë qytetarëve i skadojnë mjetet e identifikimit, në zyrat e aplikimit për pasaporta dhe kartë identiteti në Vlorë ka një fluks të shtuar të qytetarëve që duan të marrin shërbime. Qindra qytetarë nga Vlora dhe fshatrat e saj prej disa ditwsh presin radhën për të përfunduar aplikimin.
Shpesh herë atyre u duhet të të rikthehen disa herë në ditë për të marrë një numër aplikimi. Disa detyrohen të shkojnë që herët në mëngjes për të ruajtur një radhë. Fluksi është shtuar dhe me ardhjen e emigrantëve. Qytetarët ankohen dhe bëjnë thirrje që të merren masa për shtimin e sporteleve të aplikimit. “Unë kam katër ditë që po pres, kam që në orën 8 sot dhe asgjë s’po bëhet”, tha një qytetar
“Kam 2 ditë dhe kam hedhur me më shumë lek që të më dalë më shpejt dhe akoma se kemi marrë”, tha një tjetër qytetare në Vlorë.
E njëjta panoramë vjen edhe nga qyteti i Beratit dhe Lushnjes. Qytetarë të shumë janë në radhë për të aplikuar për pasaportë. Në Lushnjë punohet vetëm me një sportel kjo ka sjellë edhe më shumë mbingarkesë.
“Kam që në 4 të mëngjesit që po presim dhe nuk na japin as numra, vetëm një sportel është.Jemi në kurbet na mbarojnë dokumentet. Kështu do presim ne në radhë? Duhet një zgjidhje”thanë qytetarët.
Dhjetori është afati i fundit për përdorimin e pasaportave dhe kartave të identitetit për mijra shqiptarë. Që në Qershor Ministria e Brendshme ka bërë thirrje të vazhdueshme që qytetarët të bëjnë sa më parë aplikimet për mjete identifikimi në mënyrë që të mos lihen për ditët e fundit.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
20.2%
-
As i mirë as i keq
35.1%
Vota total: 595
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krimi në familje në Sarandë, e arrestuara shtang hetuesit: Tentova ta vrisja dhe më parë bashkëshortin, nuk kisha arsye!
25 Dhjetor, 15:53
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Çelet tenderi 95 mln lekë për projektin e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhjen me aeroportin
25 Dhjetor, 12:39
-
Besimtarët e krishterë në Berat festojnë Krishtlindjet: Dashuri, begati dhe harmoni në çdo familje
25 Dhjetor, 11:37
-
Festa e Krishtlindjes në Lushnjë, mbahet mesha në Kishën e Shën Gjergjit
25 Dhjetor, 10:38
-
VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit
25 Dhjetor, 09:03
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri
24 Dhjetor, 20:29
-
Emigrantët kthehen për festa! Çdo ditë mbi 1 mijë pasagjerë mbërrijnë në portin e Vlorës
24 Dhjetor, 16:12
-
VIDEO/ Aksident në hyrje të Lushnjës, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përfundon në përrua, banorët e zonës shpëtojnë shoferin
23 Dhjetor, 18:00
-
Vlorë/ Plagosi me thikë 19 vjeçarin, arrestohet 44 vjeçari! I riu te Trauma
23 Dhjetor, 17:58