Radhë sfilitëse në qendrat shëndetësore të Durrësit, qytetarët: Tmerr, rrezikohemi nga COVID! Rritje e rasteve në Fier, nga 100 teste ditore, 40 rezultojnë pozitivë

Prindër me fëmijë, të moshuar, gra e burra qëndrojnë ngjeshur në radhën e stërgjatur. Report Tv ka kryer një vëzhgim në Poliklinikën e qytetit të Durrësit ku situata është kaotike.

Shtimi i rasteve me Omicron apo viroza të stinës ka shtuar fluksin e pacientëve e nga ana tjetër nuk po përballohet nga stafet e vogla mjekësore.

"Kam që nga ora 08:00 e mëngjesit e deri tani (10:30) dhe nuk mbarova punë. Prit thoshte mjeku sa të vijë shiriti. Ikëm sot do vijmë të premten sot. Asnjë masë nuk merret shihni brenda si është radha", tha një grua e moshuar e cila nuk ka arritur të kryejë vizitën tek kardiologu.

"Kam 3 orë dhe nuk mbarova punë se është prishur EKG dhe nuk e bëra dot. Mos pyet më se çfarë po bëhet! Shko brenda e shih tek mjeku i zemrës. Kam qe në orën 08:00 dhe duke rrezikuar edhe infektimin nga Covid-19. Tani do të iki në privat qe të bëj EKG e zemrës", tha një tjetër qytetare. 

"Kam tre orë që pres, janë 500 veta brenda se s'ka njeri që të menaxhojë të caktojë radhën. Një person është aty në sportel. Nuk ka staf. Asnjë masë sigurie asgjë s'ka, po rrezikohemi dhe nga infektimet", u shpreh një tjetër qytetar.

"Frikë kemi por çfarë të bëjmë, tmerr është por e kemi të nevojshme të vijmë për tu vizituar", tha një banore e lagjes nr. 4.

Të pyetur nëse janë të rrezikuar nga infektimi me COVID-19 qytetarët janë shprehur se jo vetëm që ndjehen të rrezikuar, por u duhet të presin me orë të tëra në radhë dhe në fund mund edhe të mos marrin asnjë shërbim.

Fluksi i shtuar i pacientëve vihet re dhe në qendrën shëndetësore nr. 2 të qytetit të Fierit. Drejtoresha Sonila Dollaku tha se merren rreth 100 tamponë në ditë, prej të cilëve 40 qytetarë dalin pozitiv me Covid-19.

"Ka rritje të rasteve me Covid-19. Merren rreth 100 tamponë çdo ditë, dhe 30 deri në 40 për qind në ditë rezultojnë pozitiv. Por forma e re që po qarkullon tani është më e lehtë se Delta. Pra ka fluks të pacientëve por jo komplikacione", u shpreh Dollaku.

Paralelisht në këtë qendër shëndetësor po vazhdon edhe vaksinimi ku është shtuar interesi për dozën e tretë.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi