Rikthimi i emigrantëve shqiptarë në vendet e tyre të punës pas përfundimit të festave të fundvitit ka sjellë edhe radhë në doganën e Kapshticës.
Sipas informacioneve rreth 120 automjete ndodhen në radhë në anën e palës greke në pritje për të hyrë në territorin helen.
Pala shqiptare ka nisur punën sot më 2 Janar me 9 sportele, 6 prej të cilave në ndihmë të daljes së udhëtarëve kurse 3 në hyrje.
Ndërsa pala greke punon vetëm me 1 sportel në hyrje dhe 1 në dalje, duke shkaktuar kështu radhë të gjata me automjete dhe njerëz në anën greke të doganës.
Ndërkohë në doganën e Kakavijës situate paraqitet e qetë. Edhe pse nuk bëhet fjalë për radhë të gjata, fluksi i emigrantëve që largohen nga Shqipëria për në shtetin grek pritet të rritet në orët në vijim.
/Shqiptarja.com