Radhët për librat, Nikolla u kërkon
falje prindërve: Do përmirësohet

Radhët për librat, Nikolla u kërkon<br />falje prindërve: Do përmirësohet
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u ka kërkuar falje prindërve për radhët e gjata që po krijohet për të blerë librat e rinj. Nikolla tha se ka pasur disa probleme procedurale, prandaj ka patur mungesa të teksteve.

"Në bashkëpunim me shtëpitë botuese të cilët kanë përgjegjësinë e shpërndarjes së librit por edhe me masat tona të brendshme kemi hartuar një kalendar për të mundësuar edhe shpërndarjen pa radhë të teksteve mësimore. Ajo që është shumë e rëndësishme të themi që në datën 13 shtator kur fillon shkolla, tekstet do të jenë në shkollë sepse tekstet janë në shkolla fizikisht por ka vetëm procedura që duhen përmirësuar dhe unë kërkoj ndjesë të gjithë prindërve  që janë ndier keq në radhët e gjata. Janë procedura që duhen përmirësuar duhen mirë organizuar në partneritet me shtëpitë botuese në mënyrë që ne të kemi një situatë  të re", u shpreh Nikolla. 

Në datën 5 shtator ka nisur shitja e librave dhe prindërit kanë qëndruar për orë të tëra për t’i blerë tekstet. Gjithashtu prindërit dhe nxënësit nuk kanë arritur ti blejnë të gjithë librat, për shkak se një pjesë e tyre nuk kanë dalë në treg pasi mungon pulla që vendoset nga Ministria e Arsimit.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!