Radikalët myslimanë, Nishani
takon Llallën dhe Ajazin

TIRANË- Ka përfunduar takimi i Presidentit Bujar Nishani me kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika dhe me Kryeprokurorin Adriatik Llalla, për të marrë më shumë informacione për situatën e grupeve radikale shqiptare që shkojnë të luftojnë në Siri. Takimi nisi në orën 11:00 në Presidencë dhe përfundoi një orë më pas. Takimi kishte për qëllim informimin mbi goditjen e veprimtarisë së grupeve radikale për dërgimin e qytetarëve shqiptarë në luftën e Sirisë. Krahas Ajazit dhe Llalës, Nishani kihste ftuar në këtë takim edhe kryeprokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beci.

Por ajo që bie në sy, është fakti se kreu i shtetit nuk ka ftuar në këtë takim Artan Didin, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Kësisoj ky takim mund të cilësohet edhe si një shfaqje politike, pasi edhe kreu i policisë është një ndër personat i cili ka informacione për grupet radikale islamike që operojnë në Shqipëri.

Gjatë takimit, Presidenti Nishani u informua për iniciativat ligjore që po ndërmerren në mënyrë që në të ardhmen ky fenomen të jetë i ekspozuar ligjërisht në ndihmë të Sigurisë Kombëtare të vendit.

"Duke kërkuar shpejtësi dhe cilësi në hetim dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët, Presidenti i Republikës vlerësoi punën e kryer deri më tani nga organet kompetente ndaj fenomeneve që lidhen me organizimin, financimin dhe dërgimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri. Presidenti Nishani shprehu mbështetjen  e plotë për gjithçka që ka lidhje me këtë proces, por edhe me procese të tjera që kanë të bëjnë me forcimin e sigurisë kombëtare dhe luftën ndaj korrupsionit", thuhet nënjoftimin e Presidencës pas përfundimit të takimit.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i shtetit zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, si edhe kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika. Kësisoj, në takimin që u zhvillua sot, duket se Nishani kërkon që t’i dalë në mbrojtje Ajazit, pasi që prej disa ditësh ai është nën sulmet e mazhorancës, pasi nuk ka certifikatë sigurie.

Redaksia Online
(e.s/e.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë