RAFAH – Rreth 200 persona kthehen në Egjipt pas hapjes së kufirit me Rripin e Gazës


RAFAH (Territoret palestineze), 21 dhjetor /ATSH-AFP/ - Rreth 200 persona u larguan sot nga Rripi i Gazës, nëpërmjet pikës së kalimit të Rafahut, drejt Egjiptit, të gjithë persona të sëmurë, të cilët kishin nevojë për një trajtim mjekësor apo që kishin një leje qëndrimi jashtë vendit, theksoi një zyrtar palestinez.
Dje, një zyrtar egjiptian njoftoi rihapjen e kufirit me Rripin e Gazës, por vetëm në një krah, për herë të dytë në dy muaj, për t'u mundësuar palestinezëve të bllokuar në pjesën egjiptiane të kthehen në shtëpitë e tyre.
"Qindra palestinezë ishin mbledhur sot para terminalit", theksoi një gazetar.
"Mes tyre, tre autokolona që transportonin rreth 200 persona janë larguar nga Rripi i Gazës drejt Egjiptit nëpërmjet Rafahut", theksoi, Maher Abou Sabha, shef i komisionit palestinez i ngarkuar me administrimin në pikat e kalimit.
Rafahu, pika e vetme e kalimit që lidh territorin palestinez me pjesën tjetër të vendit që nuk kontrollohet nga Izraeli, u mbyll nga Egjipti më 24 tetor pas një atentati kamikaz të përgjakshëm në gadhishullin Sinai, në kufi me Rripin e Gazës.
Ai u rihap për një kohë të shkurtër në fund të muajit nëntor për t'u mundësuar palestinezëve të bllokuar në Egjipt të kthehen në shtëpitë e tyre.
/ec/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)