Rafineria e naftës Cërrik i jepet
me konçension "Kurum"-it

TIRANË – Qeveria shqiptare ka miratuar sot, kontratën koncensionare me shoqërinë “Kurum International” për rehabilitimin e rafinerisë së naftës Cërrik.

Kontrata është e formës ROT, që nënkupton rehabilitim, operim dhe transferim të rafinerisë së Cërrikut dhe lidhet ndërmjet kompanisë turke dhe ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.
 
Kjo kontratë, e firmosur sot nga Kryeministri Berisha mbështetet në ligjin “Për koncesionet” dhe do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare. Dhënia me konçension një kompanie të huaj synon rivënien në punë të kësaj rafinerie. Idetë janë hedhur që në vitin 2010, por nënshkrimi i kontratës u përmbush vetëm këtë vit.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Benfica-Barcelona vijoi edhe në tunel, policia ndaloi sherrin e dhunshëm! Fitorja e parë e Bologna-s shkarkoi trajnerin e Dortmund

Benfica-Barcelona vijoi edhe në tunel, policia ndaloi sherrin e dhunshëm! Fitorja e parë e Bologna-s shkarkoi trajnerin e Dortmund