Raggi kryebashkiakja e parë e Romës
avokatja 37-vjeçare më e reja në histori

Raggi kryebashkiakja e parë e Romës<br />avokatja 37-vjeçare më e reja në histori
Virginia Raggi është zyrtarisht kryebashkiakja e parë e Romës. Raggi e cila përfaqëson Lëvizjen 5 yjet do të jetë jo vetëm kryebashkiakja e 18 e kryeqytetit Italian por edhe më e reja në histori.

Ndonëse nisi me hapa të ngadaltë Raggi arriti të triumfonte në zgjedhjet e 19 qershorit.

Raggi e cila në korrik do të mbushë 38-vjeç është avokate dhe nëna e një djali 7-vjeçar. E rritur në lagjen San Giovanni në Romë, Raggi diplomohet për jurisprudence në universitetin Roma tre dhe e specializohet në fushën e të drejtës së autorit e të drejtës intelektuale.

Raggi ka punuar në studion legale Sammarco të avokatit Alessandro Sammarco i cili në të shkuarën ka mbrojtur ish kryeministrin Silvio Berlusconi.

Në moshën 26-vjeçare ajo vendos të jetojë në Ottavia, në veriperëndim të qytetit së bashku me djalin dhe bashkëshortin e saj Andrea Severini, regjisor dhe aktivist i Lëvizjes 5 yjet.

Pikërisht Severini e bindi kryebashkiaken të ndiqte hapat drejt politikës. Pas fitores ai i dërgoi urimin ku jo vetëm e përgëzonte por i tregonte se e kish marrë malli dhe i mungonte.

Por para lindjes së djalit politika nuk ishte në planet e saj. Papritur çdo gjë ndryshoi, pas një shëtitje mes makinave Raggi u shpreh “ dua të ndryshoj botën. Në vitin 2011 u bë pjesë e lëvizjes dhe brenda dy vitesh u gjend në grupin e Giulio Cesare.

Pikërisht mungesa e eksperiencës shihej pika e dobët e kryebashkiakes e cila me sloganin “Kurajo” arriti të fitonte zemrat e romanëve. Edhe mediat e huaja si The economist tashmë e cilësojnë Raggi-n një debatuese të talentuar.

Në Campodoglio avokatja ku punonte si këshilltare komune merrej kryesisht me problemet e arsimit dhe mjedisit, por gjatë zgjedhjeve u prezantua duke përkrahur ligjin, ndershmërinë dhe transparencën. Në CV e saj lexohet dukshëm se dashuron malin, ciklizmin, muzikën, kinemanë, teatrin dhe letërsinë. Ndërsa libri i preferuar është “Princi i Vogël”. 

Tashmë kryebashkiakja shihet shpresa e cila do t’i japë fund problemeve të romanëve dhe duhet të përmbushë premtimet për problemet më delikate si çështja e mbeturinave, rinegocimin e borxhit të Romës, riorganizimi i policisë bashkiake, dixhitalizimi, ndërtimi i shkollave etj.

Gjatë fushatës elektrorale Raggi u shpreh kundër organizmit të Olimpiadës në 2024, një qëndrim që hapi shumë debate por që me kalimin e kohës erdhi duke u zbehur.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot