Raiffeisen Bank ka sponsorizuar Forumin Ekonomik në Hong Kong. Ky forum mblodhi përfaqësues të rëndësishëm të biznesit shqiptar si dhe të biznesit nga Hong Kongu dhe Kina me synimin për të identifikuar mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të ndërsjella.
Në këtë forum morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Z. Damian Gjiknuri, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Z. Christian Canacaris, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko, përfaqësues të bizneseve të rëndësishme në Shqipëri si dhe më shumë se 100 investitorë nga Hong Kongu dhe Kina.
Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Z. Christian Canacaris gjatë prezantimit të tij bëri një përmbledhje të situatës ekonomike në Shqipëri dhe klimës së mirë se të bërit biznes, ku Raiffeisen Bank është një shembull mjaft i mirë.
“Ekonomia shqiptare ka arritur të shmangë recesionin gjatë viteve të kaluara, ndryshe nga shumica e vendeve të rajonit. Diversifikimi i partnerëve kryesorë tregtarë dhe investimet në rritje në sektorë si prodhimi i energjisë, infastruktura dhe prodhimi kanë mbështetur rritjen e eksporteve. Reformat e suksesshme si ajo në sistemin energjetik, pensionet dhe ndarja e re territoriale, së bashku me konsolidimin e vazhdueshëm fiskal, parashikohet që të ulin gradualisht borxhin publik duke filluar nga viti 2016”, tha Z. Canacaris.
Ndër të tjera, Z. Canacaris tha: “Raiffeisen Bank në Shqipëri ka përmbushur 11 vjet të sukseshme në Shqipëri. Ne kemi mbështetur mijëra projekte të huaja dhe investitorë ndërkombëtarë. Sot, do ju kërkoja të vinit vetë në këtë vend – Raiffeisen do të jetë aty, për të mbështetur dhe përmbushur nevojat tuaja bankare dhe financiare, ndërsa vendi do të ofrojë mundësitë”.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha:” Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha dhe e gatshme të mirëpresë investitorët nga Kina dhe Hong Kongu. Ky forum na ofron platformën për të diskutuar për investime aktuale dhe të ardhshme në vendin tonë sepse qeveria jonë ka për qëllim të zgjerojë axhendën e investimeve të brendshme, duke u angazhuar në biznese dhe komunitetet e investimeve të Hong Kongut dhe Kinës.”
Gjithashtu i pranishëm në forum, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko tha gjatë fjalës së tij se bankat në Shqipëri janë të mirëkapitalizuara dhe me tepricë likuiditeti. “Banka e Shqipërisë si autoritet rregullator ka marrë të gjithë masat e duhura në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar. Politika monetare lehtësuese e ndjekur së fundmi nga Banka e Shqipërisë do të mbetet e tillë edhe për disa tremujore në vazhdim. Kjo në funksion të rritjes së kredisë në ekonomi gjë e cila do të ndikojë në rritjen e mëtejshme ekonomike”, shtoi më tej Guvernatori Sejko.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com