Raimondi: Burgjet në Shqipëri kanë probleme 

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori është takuar me Presidentin e sapo zgjedhur në Gjykatën Evropiane të të Drejtavë të Njeriut në Strasburg, Guido Raimondi, gjatë një vizite që po zhvillon atje. Raimondi tha se ekzistojnë ende probleme lidhur me zbatimin e disa neneve të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Raimondi theksoi se këto probleme kanë të bëjnë me respektimin e nenit 5 mbi lirinë dhe sigurinë e personit, lidhur me kushtet në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe paraburgimit, si dhe nenit 6/1 lidhur me respektimin e gjykimit të çështjes brenda një afati të arsyeshëm.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)