TIRANE- Nuk është zhvilluar dje seanca e parë, e gjyqit të deputetes Rajmonda Bulku ndaj gazetarit Kastriot Myftarajt. Deputetja e Partisë Demokratike dhe aktorja e njohur e kinemasë shqiptare, ka njoftuar se nuk mund të merrte dot pjesë dje, pasi ishte në një seancë parlamentare shumë të rëndësishme për buxhetin e vitit 2012. Bulku ka paditur Myftarajn për shpifje dhe prishje të imazhit të saj.
Ky i fundit në një emision televiziv deklaroi se një nga të dashurat e Ismail Kadaresë që nënkuptohen në librin e Helena Kadaresë, "Kohë e pamjaftueshme" është pikërisht Rajmonda Bulku. Deklaratat e Kastriot Mysfarajt u bënë në emisionin e pasdites në Top Channel, pak ditë më parë ku ai u shprehej se “Mund të jetë aktorja shqiptare e cila që në vitin 1976 deri në 1989 ka luajtur praktikisht në çdo film që është mbështetur në librat e Kadaresë”.
/Shqiptarja.com